Fyrjet ndaj Gërvallës, reagon djali i Smail Hajdarajt: Të vërtetën tentojnë ta mbyllin si “sekret publik”

Aktuale

Fyrjet ndaj Gërvallës, reagon djali i Smail Hajdarajt: Të vërtetën tentojnë ta mbyllin si “sekret publik”

Nga: M.L. Më: 27 janar 2025 Në ora: 12:16
Donika Gërvalla

Kandidati për deputet nga LVV-Guxo-Alternativa, Shpëtim Hajdaraj, ka reaguar ndaj deklaratave kundër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke theksuar se ajo ka pasur dhe ka guximin të thotë gjithmonë të vërtetën.

Sipas Hajdarajt, një pjesë e konsiderueshme e individëve, kryesisht për shkak të frikës dhe disa nga ta për shkak të të kaluarës së dyshimtë, po tentojnë ta mbajnë të vërtetën si “sekret publik” dhe ta fshehin.

“Ju nuk mund ta ndaloni të vërtetën, kurrë,” tha Hajdaraj mes tjerash.

Ai shtoi se akuzat dhe fyerjet ndaj Gërvallës janë të pasinqerta dhe po bëhen vetëm sepse është e lehtë të sulmohet një grua e guximshme si ajo.

“Donika Gërvalla ka pasë e ka guxim me e thanë të vërteten gjithmonë, të cilën një pjesë e konsiderueshme kryesisht nga frika (disa edhe nga e kaluara e tyre e dyshimtë), tentojnë ta mbyllin e mbajnë si ‘sekret publik’.

S’mund e ndalni të vërteten, kurrë. Kot e fyeni Donikën. Po e bëni, veq pse është lehtë ta bëni”, ka shkruar Hajdaraj.

Ndryshe, Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, dje në një tubim në Deçan e ka quajtur Ramush Haradinaj si “gjeneral i vetshpallur”.

Këto deklarata më pas ngjallën reagime të shumta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat