Istogu një ndër komunat me daljen më të vogël në votime

Aktuale

Istogu një ndër komunat me daljen më të vogël në votime

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 17:16
Votimi ne Istogu

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot po dalin për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe do të jenë të hapura për votuesit deri në ora 19:00.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani kanë votuar rreth 28.73%  apo 566,277 votues.

Ndërkohë, Komuna e Istogut del të jetë një prej komunave me më së paku votues.

Deri tani kanë votuar 18.30% apo 9 mijë e 199 votues nga mbi 50 mijë votues sa kanë të drejtë vote.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat