​Ende nuk ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në qendrën “1 Tetori”

Aktuale

​Ende nuk ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në qendrën “1 Tetori”

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 09:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte njoftuar që sot do të nis numërimi i votave të kandidatëve për deputet, në Qendrën komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ende nuk ka nis ky proces.

Përveç materialit zgjedhor për të cilin po kujdeset Policia e Kosovës në hapësirat e qendre “1 Tetori” ishin edhe disa zyrtarë të KQZ-së por që nuk ndan informacione se kur pritet të nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Madje ekipi i KP nuk u lejua të marr pamje brenda në hapësirat e qendrës së numërimit ku ndodhet materiali zgjedhor.

Derisa media qëndroi në këtë qendër procesin për ta monitoruar erdhën edhe disa vëzhgues të Bashkimit Evropian të cilët në ditën e zgjedhjeve kanë qenë rreth 100 vëzhgues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.15 për qind ose 184 mijë e 40 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.59 për qind ose 146 mijë 241 vota.

AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind ose 62 mijë e 66 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat