Milatoviq-Osmanit: Do të bëjmë përparim në rrugën tonë evropiane

Aktuale

Milatoviq-Osmanit: Do të bëjmë përparim në rrugën tonë evropiane

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 19:51
Jakov Milatoviq, Vjosa Osmani

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Milatoviq ka ritheksuar angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Malit të Zi për forcimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut politik dhe respektit të ndërsjellë. Ai ka theksuar gjithashtu mundësinë për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, veçanërisht në fushat e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit.

Presidenti i Malit të Zi ka rikonfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe ka shprehur bindjen se, “përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe në përputhje me Agjendën e Reformave, do të arrihet progres i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian".

Image
Urimi

"Vlerësoj se ekziston potenciali për të forcuar bashkëpunimin tonë përmes përpjekjeve të përbashkëta, veçanërisht në fushat e shkëmbimit tregtar dhe turizmit. Jam i bindur se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është e pashmangshme dhe se, në përputhje me Agjendën e Reformave, do të bëjmë përparim të rëndësishëm në rrugën tonë evropiane", ka shkruar Milatoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat