Spajiq uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Aktuale

Spajiq uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 14:26
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letë urimi nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Më vjen mirë që mund të them se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë.

Besoj se në periudhën në vijim duhet të merren parasysh modalitetet për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për lidhjen infrastrukturore dhe forcimin e aktivitetit ekonomik”, thuhet në urimin e kryeministri Spajiq.

Zyra për informim e Kryeministrit bënë të ditur se Spajiq gjithashtu është shprehur i bindur në përmbushjen e pritjeve të partnerëve evropianë, për të arritur qëllimin tonë strategjik - anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, i cili ndër të tjera, do të krijojë perspektivë për prosperitet ekonomik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat