Osmani nga Lezha: Fryma e Skënderbeut të mbeten busulla jonë kombëtare

Aktuale

Osmani nga Lezha: Fryma e Skënderbeut të mbeten busulla jonë kombëtare

Më: 2 mars 2025 Në ora: 18:27
Osmani nga Lezha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Lezhë, ka nderuar 581 vjetorin e unitetit shqiptar, si dhe ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit.

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuan 581 vjetorin e unitetit shqiptar dhe përuruam shtatoren e Gjergj Kastriotit, simbolit tonë të qëndresës dhe vizionit.

“Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe. Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata”, ka shkruar ajo.

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se të gjithë kishin mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat