BKK hap ekspozitë për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Aktuale

BKK hap ekspozitë për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Më: 5 mars 2025 Në ora: 14:07
Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, sot, për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, heroizmit dhe flijimit të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari, ka hapur ekspozitë kushtuar veprës heroike dhe rënies së tyre, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 11 mars.

Njoftimin për ekspozitën e ka dhënë BKK-ja në rrjete sociale duke bërë të ditur se në këtë ekspozitë janë paraqitur materiale nga fondi i Bibliotekës, gazeta të periudhës dhjetor 1991-mars 1998.

“Gjithmonë do ta kujtojmë me nderim dhe përulësi sakrificën e familjes Jashari dhe të të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Epopeja e UÇK-së është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit tonë. Ajo simbolizon rezistencën, sakrificën dhe luftën për liri. Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat