Drenori nuk sheh pengesa që qeveria e re të udhëhiqet nga Vetëvendosje

Aktuale

Drenori nuk sheh pengesa që qeveria e re të udhëhiqet nga Vetëvendosje

Më: 8 mars 2025 Në ora: 00:05
Analisti politik, Xhavit Drenori

Analisti politik, Xhavit Drenori nuk sheh pengesa për formimin e institucioneve nga partia fituese nga bazë të rezultateve të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se Vetëvendosje mund të formojë qeverinë, duke komentuar deklaratën dhe gatishmërinë e Fatmir Limajt për të bashkëpunuar edhe me kryeministrin Albin Kurtin.

“Kur patëm daljen z. Limajt që tha se ne jemi të hapur dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë as me z. Kurti, kështu që unë nuk shohë asnjë pengesë që qeveria të udhëhiqet nga fituesi i zgjedhjeve që është shumë legjitime. Nuk po besoj që do të kemi prolongim të formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, sepse situata është kogja bardh e zi se kush ka fituar dhe kush mund t’i formojë institucione”, ka thënë Drenori në emisionin “InfoNata".

Ai ka thënë se është e natyrshme që deri në certifikimin e rezultateve të mos ketë kontakte publike nga paritë për bashkëpunime.

Drenori e ka quajtur të gabuar deklaratën e Ramush Haradinajt që opozita të bashkohet për formimin e qeverisë. Sipas tij, duhet pritur dhe respektuar afati që partia fituese ta ketë të drejtën për të provuar formimin e qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat