Ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, sulmon një kundërshtar të Vuçiçit në protestat e Beogradit

Aktuale

Ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, sulmon një kundërshtar të Vuçiçit në protestat e Beogradit

Më: 13 mars 2025 Në ora: 21:37
Bratisllav Nikoliq

Ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, i njohur ndryshe si “Braca” është përfshirë në një incident të dhunshëm gjatë protestave që po mbahen në Beograd kundër politikave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si Nikoliq ka sulmuar fizikisht një protestues që kundërshton regjimin e Vuçiçit. Ngjarja ka ndodhur në mes të një turme, ndërsa tensionet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë janë rritur ndjeshëm ditët e fundit.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga autoritetet serbe lidhur me këtë incident, ndërsa protestat në Beograd vazhdojnë të intensifikohen.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2021, në një aksion të Policisë së Kosovës, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, është arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht për dhënie të paligjshme të lejeve të ndërtimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat