16 të arrestuar, publikohen pamjet nga aksioni policor kundër kontrabanduesve të armëve

Aktuale

16 të arrestuar, publikohen pamjet nga aksioni policor kundër kontrabanduesve të armëve

Më: 19 mars 2025 Në ora: 09:50 Përditësuar në ora: 15:28 më 19.03.2025
Foto ilustrim

Pamje nga aksioni policor kundër kontrabanduesve të armëve

Drejtori për Hetimin kundër Krimit të Organizuar, në koordinim me Prokurorinë Themelore e ka realizuar një aksion kundër kontrabanduesve të armëve.

Aksioni është realizuar në 21 lokacione, ku 16 persona janë shoqëruar në polici.

13 nga ta janë daluar për 48 orë, në mesin e tyre edhe një polic i nacionalitetit serb.

Organet e rendit kanë publikuar pamjet nga realizimi i aksionit.

Aksioni kundër kontrabandimit të armëve dhe municionit në veri, arrestohet edhe një polic

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në 21 lokacione në Mitrovicë të Jugut dhe Veriut, Leposaviq, Vushttri e Skenderaj, i cili ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit. Prokuroria Themelore dhe Policia, kanë dalë me një komunikatë të përbashkët, në të cilën shpalosen detaje lidhur me aksionin.

Në komunikatë thuhet se 16 persona janë shoqëruar në Polici, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Detyrimi” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Në mesin e tyre është edhe një polic, i cili është pezulluar, ka njoftuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani. 

Ndryshe, si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë “sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA NGA POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA THEMELORE – MITROVICË

Realizohet operacioni policor në 21 lokacione dhe arrestohen disa persona

Prishtinë, më 19 mars 2025

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të mbështetura nga njësi relevante policore dhe Inspektorati Policor i Kosovës, me datën 19.03.2025, pas hetimeve disa mujore, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.

Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, 13 persona shkojnë në ndalim prej 48 orësh.

Arrestohen 16 persona gjatë aksionit policor

Policia e Kosovës arrestoi 16 persona gjatë aksionit të zhvilluar të mërkurën në jug të Mitrovicës, veri, Leposaviq, Vushtrri dhe Skenderaj.

Ata dyshohen për kryerje të veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Aksioni i Policisë vjen pas hetimeve disa mujore.

Policia tha se janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione në jug të Mitrovicës, veri të Mitrovicës, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.

“Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës tha se si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, 13 persona shkojnë në ndalim prej 48 orësh.

​Policia e Kosovës me aksion në jug dhe veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës konfirmoi për KosovaPress se në jug dhe veri të Mitrovicës po zhvillohet aksion të mërkurën, që sipas policisë ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri.

Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, tha Policia.

Informacione shtesë pritet të bëhen publike pas përfundimit të operacionit policor.

-----

Njësitet e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar nga Prishtina aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lokacione në veri të Kosovës, është konfirmuar për portalin KoSSev.

Regjioni i Policisë së Kosovës Veri u ndihmon këtyre njësive.

Për momentin nuk dihet se për çfarë po kryhen kërkimet dhe në cilat lokacione.

Ky është një aksion i njësive nga Prishtina, i cili përpos në veri, aktualisht po kryhet në mbarë Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat