Bislimi pas takimit me misioninin e FMN: Rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta në rajon, do t’i shtojmë vendet e punës

Aktuale

Bislimi pas takimit me misioninin e FMN: Rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta në rajon, do t’i shtojmë vendet e punës

Më: 19 mars 2025 Në ora: 13:14
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pas një takimi që pati me misionin e Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, ka lavdëruar ekonominë kosovare.

Ai tha se Kosova ka pasë konsistencë në ecurinë ekonomike të viteve të fundit dhe tha se rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta në rajon.

“Konsistenca e Kosovës në ecurinë ekonomike në vitet e fundit është vërejtur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta e regjistruar në rajon, duke vazhduar rritjen e vendeve të punës dhe produktivitetit. Falënderova misionin e FMN-së në Kosovë për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre”, ka shkruar ai në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat