Kelmendi: UÇK nuk është themeluar nga Thaçi me shokë, ja kush e themeloi

Aktuale

Kelmendi: UÇK nuk është themeluar nga Thaçi me shokë, ja kush e themeloi

Nga: A.SH Më: 20 mars 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Profesori Muhamet Kelmendi ka thënë se themelimi i UÇK-së nuk është vepër e Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, por i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).

Ai thotë se, themelimi zyrtar i UÇK-së daton më 17 nëntor 1994, dhe në atë kohë, Thaçi nuk kishte qenë pjesë e këtij procesi.

Ky debat mbi origjinën e UÇK-së mbetet një nga çështjet më të diskutuara në historinë bashkëkohore të Kosovës.

“UÇK nuk është themeluar nga Thaçi me shokë. Atë e ka themeluar LPK-a, e ku Thaëi nuk ka qenë prezent!

Themelimi zyrtar u bë më 17 nëntor të vitit 1994”, shkruan Kelmendi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat