Osmani: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ajo tha se i njëjti ka probleme të shumta të cilat ia kanë adresuar edhe emisarit të ri të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në takimin e mbajtur në fillim të kësaj jave.
Osmani theksoi se presin nga lidershipi i ri i BE-së të marrë parasysh kërkesat e Kosovës.
Këto komente, Osmani i bëri në konferencë për media pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.
Presidenti i Letonisë mbështet heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, shprehet i paqartë për statusin e vendit kandidat
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics ka thënë se Letonia është pro heqjes së masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës.
Rinkevics gjithashtu theksoi se e mbështetësin edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Diskutuam edhe për heqjen e masave ndaj BE-së, dhe qëndrimi i vendit tim është që BE duhet ti heq ato masa kufizuese. Sa më shpejtë që bëhet kjo aq më mirë. Gjithashtu mbështesim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, vazhdimin e dialogut sepse besojmë se kjo është mënyra më e mirë për ta përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon në një afat më të gjatë”, tha Rinkevics.
Rinkevics tutje tha se nuk mund të ju premtoj që statusit të vendit kandidat për BE mund t’i jepet Kosovës deri në fund të vitit, duke u shprehur se “nuk mund të flas në emër të të gjitha shteteve anëtare”.
Presidenti letonez këto komente i bëri në një konferencë për media, pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.
Ai tutje theksoi se janë të interesuar që të forcojnë marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike.
“Letonia e mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Keni mbështetjen tonë të plotë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjithashtu mbështetje të plotë keni nga Letonia edhe për procesin e integrimit evropian”, ka thënë Rinkevics.
Rinkevics në fund ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, dhe i bëri ftesë publike presidentes Osmani që ta vizitoi Letoninë.
“Jeni e mirëseardhur që ta vizitoni Letoninë”, tha presidenti letonez.
Osmani: Letonia e kupton më së miri pozicionin tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas takimit që ka zhvilluar sot me presidentin e Letonisë Edgars Rinkēvičs.
Ajo ka thënë se Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës sot, dhe se ajo e kupton më se miri pozicionin tonë pasi që edhe ajo si Kosova, ka një të kaluar të dhimbshme dhe kufizohet me shtete fqinje agresore.
‘’Letonia sot është partnere e fuqishme e Kosovës, ju keni përkrahur edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Sot dua të shpreh falënderimet tona të sinqerta. Letonia e kupton më se miri pozicionin e Kosovës, duke qenë se të dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë, dhe kufizohemi me shtete fqinje agresore. Si Letonia ashtu edhe Kosova jemi të përkushtuar thellë për vlerat euroatlantike.
Kosova vërtetë ka nevojë për kampionë sikurse ju. E ardhmja e Kosovës në BE nuk është jetike vetëm për ne si Kosovë, por mbetet parakusht edhe për një Evorpë të lirë të plotë dhe në paqe’’, ka thënë ajo mes tjerash.
Osmani: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics ka falënderuar shtetin e tij që mbështet Kosovën në shumë fusha, gjersa kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës.
Osmani në konferencën e përbashkët për media tha se vizita e presidentit Rinkevics tregon për marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Letonisë.
Ajo tha se Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës dhe ka përkrahur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar kështu në fuqizimin e shtetit të Kosovës.
“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës pasi dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë dhe kufizohen me shtete agresore”, tha ajo.
E para e shtetit të Kosovës tha se qytetarët e Kosovës ka nivelin më të lartë të besueshmërisë karshi BE-së.
“Prandaj, është edhe koha që me prioritet të largohen masat që Bashkimi Evropian i ka ende në fuqi ndaj Kosovës dhe sa më shpejt të gjendet metoda për statusin e vendit kandidat të Republikës sonë”, tha ajo.
Osmani në takim me presidentin e Letonisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.
Pas takimit Osmani dhe Rinkevics do të mbajnë konferencë për media.