Veliu: Bashkësia ndërkombëtare i dha kohë mjaftueshëm Kosovës për draftstatutin e Asociacionit

Aktuale

Veliu: Bashkësia ndërkombëtare i dha kohë mjaftueshëm Kosovës për draftstatutin e Asociacionit

Më: 20 mars 2025 Në ora: 22:47
Lulzim Veliu

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lulzim Veliu ka thënë se bashkësia ndërkombëtare i ka dhënë mjaftueshëm kohë Qeverisë së Kosovës për krijimin e draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se mosecja përpara në këtë çështje ka penalizuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke përmendur mosanëtarësimin në Këshillin Evropës.

“Bashkësia ndërkombëtare, ndërmjetësuesit evropian dhe amerikanët i kanë dhënë kohë të mjaftueshme Qeverisë së Kosovës për të arritur dhe krijuar një draft statut që do të ishte në përpthshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Veliu ka thënë se cilado qeveri e re e Kosovës nuk do të ketë “çare” pa e implementuar këtë marrëveshje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo tha se i njëjti ka probleme të shumta të cilat ia kanë adresuar edhe emisarit të ri të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në takimin e mbajtur në fillim të kësaj jave.
Osmani theksoi se presin nga lidershipi i ri i BE-së të marrë parasysh kërkesat e Kosovës.

Këto komente, Osmani i bëri në konferencë për media pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat