Shea thotë se bashkëpunimi ushtarak Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri, inkurajues

Aktuale

Shea thotë se bashkëpunimi ushtarak Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri, inkurajues

Më: 22 mars 2025 Në ora: 16:23
Jamie Shea

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për RTKlive lidhur me deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Shea ka thënë se është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t`iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe.

“Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t'iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe.

Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Shea.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat