Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 15 mars shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Këto rezultate ende nuk janë certifikuar pasiqë, KQZ-ja është në fazën e pritjes së vendimit rreth ankesave.
Kështu tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Subjektet politike që kanë ankesa rreth këtij procesi mund t’i adresojnë ato në Gjykatën Supreme.
“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha ai.