Peci: Opozita s’mund ta formojë Qeverinë, është mision i pamundur

Aktuale

Peci: Opozita s’mund ta formojë Qeverinë, është mision i pamundur

Më: 25 mars 2025 Në ora: 22:53
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, tha se ideja që opozita mund ta formojë qeverinë është e paqëndrueshme dhe e pamundur, për shkak të numrave aktualë në Kuvend.

Ai theksoi se me 48 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetjen e disa deputetëve të komuniteteve jo-shumicë, çdo përpjekje për ta rrëzuar këtë qeveri është e destinuar të dështojë.

“Ky diskursi që opozita mundet me formu qeverinë… opozita s’mund me formu qeverinë. Me këta numra që i ka Vetëvendosja, me 48 deputetë edhe me nja 5 a 6 të komunitet joshumicë që janë të barikadum bllok pra Vetëvendosjes, jo që është zor, është mision i pamundur”, deklaroi Peci.

Ai shtoi se mbi 42 për qind e qytetarëve e kanë votuar këtë qeveri dhe një ndryshim pa zgjedhje do të çonte në jostabilitet politik.

“42.3 për qind e qytetarëve të Kosovës që e kanë votu Vetëvendosjen, GUXO dhe Alternativën… përkthye te kjo pjesë e etnisë shqiptare i bjen 47 ose 48 për qind e shqiptarëve që e kanë besu Albin Kurtin për kryeministër. Nuk mund të pasë këtu alternativë tjetër, me shkak se ka jostabilitet mandej”, tha Peci në emisionin contex.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat