Kurti: Ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të blejmë helikopterë Black Hawk/ Këto vendime u morën në mbledhjen e Qeverisë

Aktuale

Kurti: Ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të blejmë helikopterë Black Hawk/ Këto vendime u morën në mbledhjen e Qeverisë

Më: 26 mars 2025 Në ora: 07:02 Përditësuar në ora: 11:09 më 26.03.2025
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti: Ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen  e sotme të qeverisë vuri në pah edhe investimet në fushën e mbrojtjes.

“Në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë Made in Kosova, pra që i prodhojmë vetë. Kemi filluar të blejmë për dallim prej më herët dhe për dallim edhe prej tani do të fillojmë të prodhojmë atë që kemi nisur ta blejmë”, tha Kurti.

 “Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet në fushën e energjisë dhe të mbrojtjes.

Grantin më të madh ndonjëherë nga SHBA e ka fituar qeveria jonë në vlerë prej 202 milionë dollarë për sistemin e baterive të energjisë elektrike. Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me SHBA-në kemi blerë sistemin raketor anti-tank Javelin dhe do të blejmë edhe helikopterët Black Haëk”, shtoi kryeministri Kurti.

​Kurti zotohet se në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajë 1 miliardë euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është mburrur për punën e ekzekutivit gjatë mandatit katërvjeçar.

Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, përkundër siç shtoi pandemisë, inflacionit pas luftës në Ukrainë, tendencave për destabilizim të Serbisë dhe “pengesës së opozitës që përmes Gjykatës Kushtetuese t’i pengojë reformat”.

Ai foli edhe për katër komunat në veri, ku tha se kanë shtrirë ligjshmërinë dhe sovranitetin në atë pjesë.

“Nuk lëvizi kufiri në veri. Zgjedhjet dhe referendumet e Serbisë nuk mbahen më në Kosovë”, tha ai.

Kurti tha se në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajnë mbi 1 miliard euro, ndërkaq premtoi edhe ndërtimin e dy spitaleve të reja.

Irfan Lipovica emërohet drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Akreditimit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimvendimin për emërimin e Irfan Lipovicës drejtor të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit.

Ministrja e Industrisë, i Ndërmarrësisë dhe i Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se akreditimi është një proces me rëndësi të lartë për ekonominë vendore.

“Akreditimi si një proces me rëndësi të lartë për ekonominë vërteton cilësinë dhe besueshmërinë e institucioneve dhe bizneseve, pasi përmes këtij procesi vlerësohet  përputhshmëria e produkteve dhe proceseve e shërbimeve me standarde ndërkombëtare dhe vendore, duke garantuar që ato të ofrojnë një nivel të lartë të cilësisë”, ka thënë ajo.

Qeveria emëron Ridvan Hotin zëvendësdrejtor për trajtim të të burgosurve në Shërbimin Korrektues

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën propozimvendimin për emërimin e Ridvan Hotit zëvendësdrejtor ekzekutiv për trajtim të burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se procedura është bërë në harmoni me legjislacionin në fuqi.

“Në harmoni me legjislacionin përkatës në fuqi pas njoftimit nga Komisionin Ad hoc për renditjen përfundimtare të kandidatëve me procedurën e rekrutimit paraqes para jush, Ridvan Hotin, për emërim si zëvendësdrejtor ekzekutiv për trajtim të të burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës”, ka thënë ai.

Kurt flet për katër vjet qeverisje

Kryeministri Albin Kurti ka folur për punën e qeverisë se tij në këto katër vite.

Në adresimin e tij para kabinetit qeveritar, ai ka bërë me dije se brenda këtij mandati qeveria është takuar të paktën dy herë në muaj, duke i mbajtur gjithsej 254 mbledhje.

Ai ka vlerësuar se qeveria e tij gjatë këtyre katër vite ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Megjithatë, ai sërish ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese dhe mediat.

“Sot 4 vjet më parë, qeveria jonë që këtë javë mbushi 4 vjet, mbajti mbledhjen e parë të punës aso kohe. Jemi takuar të paktën dy herë në muaj, në gjithësej 254 mbledhje, kemi marrë 2257 vendime. Në ballafaqim me pandeminë, përballë krizave të energjisë e inflacionit nga lufta në Ukrainë, përkundër perngesave e vonesave në Gjykatën Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra përfshirë edhe atë të çmimeve tavan, e pavarësisht sulmeve paramilitare të Serbisë, e përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes, qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, ka thënë Kurti.

Në fjalimin e tij disa minutësh, shefi i qeveria ka numëruar punët e kabinetit të tij në aspektin e brendshme dhe atë të jashtëm.

Kurti ka merr meritat për procesin e liberalizimit të vizave,

“Me neve edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëvizë kufiri në veri”, ka thënë ai.

Më pas, ka folur për “shtrirjen e sovranitetit në veri”.

“Tabela ilegale dhe patentë shoferë ilegalë nuk ka më se janë konvertuar”, është shprehur ai.

Në fund të adresimit të tij, ai ka falënderuar anëtaret e kabinetit për punën dhe qytetarët për mbështetjen.

“Të nderuar anëtar të kabinetit, kolegë e bashkëpunëtor, të dashur qytetarë, iu faleminderit për punë e madhe dhe angazhimin e pandërprerë dhe mbështetjen e vazhdueshme. Këto katër vjet të mandatit tonë ja kanë vlejtur fort për Republikën tonë dhe për qytetarët e Republikës”, ka thënë ai, duke falënderuar qytetarët për mbështetje.

“Të dashur qytetar, në veçanti iu jemi mirënjohës për besimin e dhënë. Nuk ka nder e privilegj më të madh se të iu shërbejmë juve qytetarë të dashur të Republikës”, ka thënë Kurti.

​Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit

Qeveria e Kosovës ka themeluar të mërkurën Këshillin Organizativ për shënimin e 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi gjithashtu emëroi Ridvan Hotin zëvendësdrejtor ekzekutiv për trajtim të të burgosurve në Shërbimin Korrektues te Kosovës.

Po ashtu emëroi edhe Irfan Lipovicën drejtor në Drejtorinë e përgjithshme të akreditimit.

Krahas kësaj, qeveria miratoi edhe raportin e përgjithshëm vjetor mbi inspektimet.

Katër vrasje në tri ditë, Kurti: Kjo seri ngjarjesh duhet të ndalohet

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet të lartë tri rastet tragjike të tri ditëve të fundit, në një deklaratë në mbledhje të qeverisë të mërkurën.

Shefi i qeverisë tha se është e domosdoshme të vendoset drejtësi për katër viktimat e këtyre tri rasteve.

“Fillimisht dua të ndaj shqetësimin dhe brengën e njëjtë me të gjithë ju këtu të pranishëm dhe bashkëatdhetarët tanë për katër vrasjet e regjistruara në tre ditët e fundit.

Ftoj organet e rendit, hetuesisë dhe drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasve në mënyrë që të vendosim drejtësi dhe të parandalojmë vrasjet në të ardhmen”, tha Kurti.

Sipas Kurti, kjo seri e ngjarjeve duhet të ndalohet.

“Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut, por edhe e shoqërisë e të cilës ai bënte pjesë, pra e shoqërisë tonë. Gjithë vendi është tronditur dhe lënduar nga kjo seri e ngjarjeve që duhet të ndalohet, të ndalet, të dënohet”, u shpreh Kurti.“Na duhet natyrisht analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit. Kjo është thirrje për të gjithë ne, për secilin prej nesh”.

Kurti, në përmbyllje të fjalës së tij, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

-----

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga ora 09:00.

Në rend dite për këtë mbledhje janë tetë pika

Një prej pikave është edhe Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e analizës juridike për thjeshtimin, bashkimin ose eliminimin e lejeve ose licencave të lëshuara në kuadër të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bankës Qendrore, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Autoritetit të Hekurudhave, Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postarem Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve të Ujit, Komisionit të Pavarur për Media dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Detaje tjera ende nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat