Statovci: Njohja nga Kenia flet për një koordinim brenda institucioneve tona

Aktuale

Statovci: Njohja nga Kenia flet për një koordinim brenda institucioneve tona

Më: 28 mars 2025 Në ora: 23:15
Jeta Statovci

Jeta Statovci nga Partia Guxo thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia do të hapë rrugë për njohje të reja nga shtetet afrikane.

Statovci thotë se njohja e re është rezultat i përpjekjeve që ka bërë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“I gëzohemi kësaj njohje të re. Kenia është një prej shteteve të mëdha në Afrikë, që besoj që do të hapë rrugë për njohjen e shteteve tjera afrikane, të cilat mund të vijnë si proces e sidomos pas një periudhe që është element i kujtimit të përpjekjeve tona dhe rrugës që duhet vazhduar përpara karshi përpjekjeve që në këtë rast ka bërë edhe ministrja Gërvalla në shumë rrafshe e një fokus më të madh në organizata ndërkombëtare”, tha ajo në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ndërkohë, thotë se njohja nga Kenia flet për një koordinim brenda institucioneve duke filluar nga Presidenca, Zyra e Kryeministrit, MPJ-ja, gjithashtu përmend edhe ish-presidentin Begjet Pacolli.

“Për këtë njohje nuk e mohoj meritën e secilit akterë nga institucionet tona, të cilët besoj që janë përfshirë duke mos qenë pra ose duke qenë në pozicionin më shumë observues sesa vetë e përshirë qoftë në MPJ apo në Komisionin për PJ, ku nuk jam anëtare aty. Duke parë edhe statuset e akterëve të tjerë si nga kryeministri e nga presidentja besoj që kjo flet për një koordinim brenda institucioneve tona që filluan nga Presidenca, Zyra e Kryeministrisë, MPJ, gjithashtu edhe ish-presidentit Pacolli.

​Më 26 mars 2025, Republika e Kenias e njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë pas gati pesë vjetësh përpjekjesh.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e quajti këtë njohje një “hap të madh diplomatik”, duke shprehur mirënjohje për mbështetje të vazhdueshme të popullit kenian ndaj Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat