Sallahu: Kryetarin e Kuvendit do ta propozojmë brenda afateve kushtetuese

Aktuale

Sallahu: Kryetarin e Kuvendit do ta propozojmë brenda afateve kushtetuese

Më: 29 mars 2025 Në ora: 06:35
Zëvendësministri në detyre i Drejtësisë, Blerim Sallahu

Zëvendësministri në detyre i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se nuk do të ketë vonesa në konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve.

Ai ka thënë se si parti fituese e zgjedhjeve do ta respektojnë afatin kushtueses dhe të drejtën për propozuar kryeparlamentarin.

Sallahu në emisionin “InfoNata” ka thënë se kryetari i Kuvendit do të propozohet kur të “vije momenti”.

“S’ka nevojë me pas vonesë, sepse ne i respektojmë gjitha afatet kushtetuese, atë drejtë që na jep Kushtetua dhe ligji ne e respektojmë. Do ta propozojë Kryetarin e Kuvendit kur t’i vije momenti, pra kur të përmbushen gjitha kushtet ligjore,politike brenda LVV dhe afateve që na jep kushtetua dhe ligji dhe kësisoi do ta propozojmë edhe kryetarin e Kuvendit”, ka thënë ai.

I pyetur se kush do të jetë i propozuar dhe a mund të jetë përsëri Glauk Konjufca, Sallahu tha se edhe kjo do të diskutohet në organet e partisë dhe do të merret vendimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat