Besimtarët muslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Aktuale

Besimtarët muslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Më: 30 mars 2025 Në ora: 06:59 Përditësuar në ora: 07:49 më 30.03.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Myftiu Tërnava: Kush vret një njeri pa të drejtë sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u ndal edhe te vrasjet e ditëve të fundit në Kosovë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektohet jeta e gjithsecilit.

“Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë që është shqetësim dhe brengosje për të gjithë ne. Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha.

Kush vret një njeri pa të drejtë është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin. Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava.

Sot festohet Fitër Bajramit

Në Kosovë dhe gjithë botën besimtarët e fesë islame festojnë sot Fitër Bajramin. Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi ka filluar në orën 05:41, ‘me faljen e namazit të sabahut, të cilit i prini Hetem ef. Sopjani, pas të cilit ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste e mbajti Agim ef. Hyseni, anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës.Namazi i Fitër Bajramit u falë në orën 06:59 minuta'.

Me këtë rast , Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uroi të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

Ai ka theksuar se feja islame angazhohet për formimin e një shoqërie të shëndoshë dhe humane, duke shtuar se nëse njeriu lufton drejt do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.

“Është një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë. Jemi bashkë në këtë ditë madhështore për të festuar Fitër Bajramin. Muaji i Ramazanit na mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotshmëri”, ka theksuar Tërnava.

Bajrami zakonisht përcillet më gëzime dhe emocione si dhe me lutje e festë që zakonisht përfshijnë vizita familjare, tubime, dalje dhe veshje të reja

Besimtarët muslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Kjo festë vjen pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë anembanë botës agjërojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Kurse, falja e namazit të Fitër Bajramit falet në ora 06:59 minuta.

“Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 05:41, me faljen e namazit të sabahut të cilit do ti prij, Hetem ef. Sopjani , pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni -anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës . Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 06:59 minuta të cilit do t’i prijë, Vedat ef. Sahiti -kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Ndërkohë, me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryesia e BIK-ut do të organizojë pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat