Bizneset e vogla afat deri më 7 prill për t’ia dëshmuar KEDS-it që kanë më pak se 50 punëtorë e qarkullim vjetor nën 10 milionë

Aktuale

Bizneset e vogla afat deri më 7 prill për t’ia dëshmuar KEDS-it që kanë më pak se 50 punëtorë e qarkullim vjetor nën 10 milionë

Më: 1 prill 2025 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

KEDS ka lëshuar një njoftim për të gjitha bizneset e vogla, që të dëshmojnë se kanë me pak se 50 punëtorë dhe që kanë qarkullim më pak se 10 milionë euro, në të kundërtën do të shkyçen nga rrjeti i energjisë elektrike dhe më pas do të detyrohen të gjejnë vet furnizues.

Nëse s’do t’i dërgojnë dokumentacionet për këtë gjë deri me datën 7 prill 2025.

Këto biznese do të shkyçen automatikisht nga rrjeti.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat