Shërbimi Korrektues mban punëtori për të drejtat e personave të dënuar

Aktuale

Shërbimi Korrektues mban punëtori për të drejtat e personave të dënuar

Më: 1 prill 2025 Në ora: 18:51
Shërbimi Korrektues mban punëtori për të drejtat e personave të dënuar

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me OSBE-në, po mbajnë punëtori me qëllim përmirësimin e trajtimit dhe rehabilitimit të personave të dënuar.

SHKK ka njoftuar se punëtoria do të fokusohet në hartimin e manualit mbi të drejtat dhe detyrimet e personave të dënuar, i cili do të përmbajë informacione të detajuara për të drejtat ligjore dhe detyrimet që ata kanë gjatë mbajtjes së dënimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbeten të përkushtuar në përmirësimin e kushteve dhe standardeve në sistemin korrektues, duke ofruar mundësi më të mira për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar.

"Punëtoria do të fokusohet në hartimin e manualit mbi të drejtat dhe detyrimet e personave të dënuar, i cili do të përmbajë informacione të detajuara për të drejtat ligjore dhe detyrimet që ata kanë gjatë mbajtjes së dënimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në përmirësimin e kushteve dhe standardeve në sistemin korrektues, duke ofruar mundësi më të mira për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar", thuhet në komunikatë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat