Gazetari britanik: Kurti ka kthyer autoritetin që i mungonte vendit

Aktuale

Gazetari britanik: Kurti ka kthyer autoritetin që i mungonte vendit

Më: 1 prill 2025 Në ora: 23:39
Gazetari britanik, Marc Perry

Gazetari britanik, Marc Perry, duke folur për mospajtimet ndërmjet qeverisë aktuale të Kosovës dhe perëndimit për disa tema, ka thënë se kryeministri aktual, ka vendosur autoritet në vend, i cili nuk ka qenë më herët.

Në një intervistë ai ka thënë se nëse kjo gjë është gjithmonë e mirë duhet të diskutohet.

“Kryeministri aktual qartazi po e vendos Kosovën në duart e shqiptarëve të Kosovës, nuk e di a po e vendos edhe në duart e serbëve kosovarë, por ai ka vendosur autoritetin në vend, që nuk ishte më parë. A është kjo gjë e mirë gjithmonë?, mund të kemi debat për këtë, të dy palët duhet të ndryshojnë dhe njerëzit e urrejnë këtë. Bota ka nevojë për më shumë diplomaci dhe mund të bëhet më shumë në diplomaci”, ka thënë Perry.

Ai poashtu ka komentuar edhe mundësinë e largimit të trupave amerikane si pjesë e NATO-s nga Kosova, duke shtuar se prezenca e NATO-së është e nevojshme ende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat