Presidentja Osmani takon homologun kroat: Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë

Aktuale

Presidentja Osmani takon homologun kroat: Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë

Më: 3 prill 2025 Në ora: 19:13
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani, është takuar sot në Sofje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, të cilit i ka përcjellë urimet për rizgjedhjen në këtë post.

Osmani ka theksuar se Kroacia mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale, si dhe në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

“Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, ekonomi dhe çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ky takim vjen në kuadër të angazhimit të Kosovës për të forcuar partneritetet me vendet aleate në rajon dhe më gjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat