Mustafa: Osmani, e vetmja që po i ruan marrëdhëniet me SHBA-në

Aktuale

Mustafa: Osmani, e vetmja që po i ruan marrëdhëniet me SHBA-në

Më: 4 prill 2025 Në ora: 22:35
Ekrem Mustafa

Ish-deputeti nga Partia Guxo, Ekrem Mustafa, e vlerëson legjitime kërkesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për pezullimin e tarifave të importit për produktet amerikane.

Mustafa deklaron se presidentja Osmani është e vetmja politikane, e cila po i ruan marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në.

“Kërkesa e presidentes për mua është legjitime, ka të drejtë. Me plotë kuptimin e fjalës është e vetmja që po i ruan marrëdhëniet e Kosovës dhe me ShBA-në. Vazhdimisht është në takime… Ne duhet t’i ruajmë marrëdhëniet që i kemi. Kemi të drejtë të njëanshme mos ta vendosim tarifën.

Kërkesa e presidentes është legjitime, mirëpo të tjerët se si e vlerësojnë është një temë krejt diçka tjetër. Sado pak një element të vogël, ne bëjmë hapa shumë të vegjël në raport me ShBA-në, mirëpo nuk e kemi ne sot komoditetin që ta përdormi reciprocitetin ndaj ShBA-së. I ngjan reciprocitetit”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat