Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë për “Ditën e Çlirimit”

Aktuale

Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë për “Ditën e Çlirimit”

Më: 7 prill 2025 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Shoqatat e dala nga lufta – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, nëpërmjet një komunikate për media njoftojnë se nuk do të marrin pjesë në asnjë organizim të përbashkët me Qeverinë për Ditën e Çlirimit.

“Këtë vendim e kemi marrë si shprehje të qëndrimit tonë të qartë kundër qasjes përbuzëse dhe mosrespektuese që kjo qeveri, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka treguar ndaj kategorive të dala nga lufta që nga ardhja e saj në pushtet”, thuhet më tutje në komunikatë.

“Ftesës për pjesëmarrje i themi JO.

Respekti për sakrificën dhe kontributin për liri nuk shprehet me fjalë, por me vepra”, përfundimi njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat