Mushkolaj: Kjo ftesë nuk është për LDK-në me hy koalicion me VV-në, por ftesë që LDK-ja mos të hy koalicion me

Aktuale

Mushkolaj: Kjo ftesë nuk është për LDK-në me hy koalicion me VV-në, por ftesë që LDK-ja mos të hy koalicion me

Më: 8 prill 2025 Në ora: 07:22
Analisti, Imer Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se ftesa e Albin Kurtit si kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit i ka dërguar ftesë kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] me arsyejen që të mos ketë një koalicion të përbashkët për krijimin e institucioneve të vendit.

Mushkolaj në “Debat Plus” deklaroi se përmbajtja e ftesës së Albin Kurtit ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut është e paqartë dhe se nuk dihet saktë për çka po e fton në takim. Ai tha se kjio ftesë është e “çuditshme” nga ana e Kurtit si kryeministër.

“ Është e paqartë se për çka po e fton kreu i VV-së, atë të LDK-së. Për shkak mënyra e ndërtimit dhe shkrimit të kësaj ftese, se për çka po e fton. Nuk ka diçka konkrete. Kreu i kuvendit I ka ftuar partitë politike për shkak të mbajtjes së seancës konstituive. Kjo letër, ska kurrfarë logjike ti dërgohet vetëm Lumir Abdixhikut e ti thuhet që poi u thërras me konsultu për kuvendin dhe krijimin e qeverisjes. Pse duhet me u konsultu me Lumir Abdixhikut. Letrat e tilla dërgohen me logjiken për krijimin e qeverisjes. Kjo letër nuk është ftesë rreth një partneritet të mundshëm qeverisës, të paktën përmbajtja nuk na je si të tillë. Letra e shkruar qoftë si kreu I VV-së apo edhe kryeministër i Kosovës është e çuditshme.

Abdixhiku shkon në takim dhe ka me I përsërit qëndrimet e LDK-së deri më tani. Kjo letër është strategji e Kurtit, vjen një ditë pasi Këshilli I Sigurisë ka mbajtur një takim ka deklaruar se Radoiçiqi po ndikon në formimin e krijimit të qeverisjes së re, dhe po I shantazhon komunitetet joserbe. Pas një dite kur tha se Beogradi po I minon krijimin e institucioneve të reja, dhe po I shantazhon komunitete joserbe, Kurti dërgon një letër Abdixhikut. Zhvillim interesant strategjik për Kurtin, për të ftuar Abdixhikun në takim”, ka deklaruar Mushkolaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat