Ibrahimaj (AAK): VV nuk i ka votat për kryetar të Kuvendit më 15 prill

Aktuale

Ibrahimaj (AAK): VV nuk i ka votat për kryetar të Kuvendit më 15 prill

Më: 12 prill 2025 Në ora: 16:58
Lahi Ibrahimaj

Të martën e javës së ardhshme, më 15 prill, pritet të bëhet konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

Aty pritet të bëhet edhe propozimi i një kryetari të Kuvendi të Kosovës ku më pas do të votohet nga deputetët e Kuvendit.

Në Info Magazine për këtë ka folur Lahi Ibrahimaj, deputet i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka thënë se propozimi i emrit për kryeparlamentar i takon Lëvizjes Vetëvendosje, por ai është skeptik se mund të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri atë ditë.

“Fillimisht në seancë përshkruhet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, dihet se fillimisht i takon partisë së parë, pra Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Më pas propozohen nënkryetarët për Kuvend, dhe më pas vjen propozimi i një emri për kryetar të Kuvendit që duhet bëhet nga Lëvizja Vetëvendosje nëse e bën propozimi, formohet parlamenti dhe mendoj se me këtë procedurë përfundon seanca sepse nuk i ka numrat ta zgjedh kryetarin në këtë seancë”, ka thënë Brahimaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat