Ushtarët italianë të KFOR-it inspektojnë urat në Pejë, Klinë dhe Gjakovë

Aktuale

Ushtarët italianë të KFOR-it inspektojnë urat në Pejë, Klinë dhe Gjakovë

Më: 14 prill 2025 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Ushtarët italianë të KFOR-it nga njësia inxhinierike  e Komandës Rajonale Perëndim kanë realizuar një seri inspektimesh në disa ura në komunën e Pejës, Klinës dhe atë të Gjakovës.

Bëhet e ditur se aktiviteti në fjalë  është pjesë e detyrave të njësive të xhenios për të mbështetur lëvizshmërinë në rajon.

Njohja e gjendjes së infrastrukturës rrugore është thelbësore për suksesin e operacioneve në terren.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes”, thuhet në një njoftim në Facebook të kësaj force.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat