“Ngjarje shumë të rëndësishme”, paralajmërimi i gazetarit të medias gjermane: Ja çfarë pritet të ndodhë në Kosovë këto ditë!

Aktuale

“Ngjarje shumë të rëndësishme”, paralajmërimi i gazetarit të medias gjermane: Ja çfarë pritet të ndodhë në Kosovë këto ditë!

Nga: A.M. Më: 14 prill 2025 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Gazetari i medias gjermane, Deustche Welle, Bahri Cani, ka bërë një shkrim në lidhje me aë se çfarë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave në Kosovë.

Cani përmes një postimi në Facebook u shpreh se vendin tonë e presin disa ngjarje shumë të rëndësishme.

Ai këtë e ndërlidhi me seancën konstituive dhe formimin e qeverisë së re, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Çfarë pritet këtë javë në Kosovë?

Kosovën e presin këto ditë disa ngjarje shumë të rëndësishme. Nesër pritet konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve...

Lëvizjes Vetëvendosje i takon si partisë me numrin më të madh të deputetëve, në kushtet normale, posti i kryetarit të Kuvendit, por në Kosovë prej zgjedhjeve të fundit nuk është asgjë e vetëkuptueshme. Nuk dihet akoma nëse LVV ka siguruar votat e mjaftueshme dhe me kë?!

Pas zgjedhjes së kryetarit apo kryetares duhet të fillojnë procedurat për krijimin e qeverisë së re. Por as këtu nuk dihet se kush do të jetë në qeveri.

Do të jetë kjo në fakt java e së vërtetës, kur do të shihet nëse Kurti i ka siguruar numrat për qeverinë e re, nëse Limaj ka bërë marrëveshje me LVV apo ka ndonjë marrëveshje tjetër...!

Personalisht mendoj se Kosova ka nevojë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. E qysh? Kjo do të shihet pak a shumë nesër. Por me rëndësi është që po fillojnë proceset!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat