Kosova dhe SHBA vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri

Aktuale

Kosova dhe SHBA vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri

Më: 16 prill 2025 Në ora: 12:23
Foto nga takimi

Ministri  në dorëheqje i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn, ku u diskutua  për gatishmërinë e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes .

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, si pjesë e këtij partneriteti, po vazhdojnë përgatitjet për zbarkimin e përbashkët të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ato të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Shtetet e Bashkuara.

“Gjithashtu, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, të dy palët u pajtuan për të avancuar më tej bashkëpunimin përmes trajnimeve, shkollimeve, stërvitjeve dhe aktiviteteve të tjera ushtarake të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij ndaj Gjeneral Osborn dhe përmes tij, falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj forcave të sigurisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat