Deliu-Kodra: Nëse s’ka reflektim të shtunën, do të ndërmarrim hapa ligjor

Aktuale

Deliu-Kodra: Nëse s’ka reflektim të shtunën, do të ndërmarrim hapa ligjor

Më: 17 prill 2025 Në ora: 23:30
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “Click” në RTV21, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të shtunën të paraqiten në Kuvend dhe të bëhet konstituimi i tij.

Ajo paralajmëroi se nëse një gjë e tillë nuk ndodh të shtunën, PDK-ja do të ndërmarrë hapa ligjorë.

“Jam e bindur se, nëse nuk ka reflektim të shtunën, do të ketë hapa ligjorë. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona si parti politike për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të vendit.

Në të kundërtën, nuk ka kuptim të vazhdohet me këtë bllokadë të qëllimshme nga një parti që nuk i ka numrat dhe po përpiqet t’i shfrytëzojë të gjitha mandatet njëkohësisht – si atë legjislativ, ashtu edhe atë ekzekutiv,” tha Deliu-Kodra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat