Haradinaj: Komisioni për mandatet duhet të rifillojë procedurën, ka mundësi që opozita ta shtyjë përpara procesin

Aktuale

Haradinaj: Komisioni për mandatet duhet të rifillojë procedurën, ka mundësi që opozita ta shtyjë përpara procesin

Më: 19 prill 2025 Në ora: 12:29
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dha disa sinjale se opozita mund të votojë një raport të ri të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Megjithatë, ai nuk siguroi që opozita do të votojë pro, por  tha se s’ka arsye që seanca të mbetet e bllokuar.

“Qëllimi i opozitës është që të mos e pengojë seancën përpara. Për detaje mos të bëhem unë zëdhënësi i krejt neve”.

Raporti i atëhershëm nuk vlen më se është i anuluar dhe Komisioni duhet të rifillojë procedurën. Pastaj, do të votohet, pra s’mund të siguroj që opozita do të votojë, por ekziston mundësia që opozita me shty përpara procesin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat