Krasniqi: Është pranuar kërkesa e PDK-së për dorëheqjet individuale të anëtarëve të Qeverisë

Aktuale

Krasniqi: Është pranuar kërkesa e PDK-së për dorëheqjet individuale të anëtarëve të Qeverisë

Më: 19 prill 2025 Në ora: 13:26
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se gjatë takimit të Komisionit të përkohshëm është pranuar kërkesa e partisë së tij që anëtarët e Qeverisë, të zgjedhur deputetë, të dorëzojnë dorëheqje individuale.

Ai tha se kjo kërkesë është evidentuar në procesverbalin e takimit të Komisionit "që të gjithë ministrat dhe kryeministri që kanë dhënë dorëheqje individualisht”.

“Ky ndryshim na ka mundësuar që të votohet raporti”, tha ai.

Kujtojmë se, PDK, LDK, AAK kanë insistuar që anëtarët e kabinetit qeverisës, duhet të japin dorëheqje formale që të betohen si deputetë dhe nuk duhet të vazhdojnë punën në ekzekutiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat