Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se në cilat raste e voton kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentar.
Ai këto komente para hedhjes në votim për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të re të Kuvendit të Kosovës,.
Haradinaj: Unë do t’i votoja Saranda Bogujevcin ose Shqipe Selimin për kryeparlamentare
"Për fat të mirë ka dakordim të opozitës për ta votuar raportin. Personalisht nëse do të ishin kandidatë për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi i votoj, edhe Aleanca i voton", deklaroi Haradinaj.
Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse janë dorëzuar dorëheqjet e kryeministrit dhe ministrave.