Dështoi zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare, publicisti zbardh prapaskenat: LVV nuk dëshiroi sot që të…

Aktuale

Dështoi zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare, publicisti zbardh prapaskenat: LVV nuk dëshiroi sot që të…

Nga: A.M. Më: 19 prill 2025 Në ora: 15:26
Kuvendi i Kosovës

Publicisti Milaim Nela ka reaguar pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se me këtë zgjedhje LVV tregoi se nuk dëshironin sot ta zgjedhnin Kryetarin e Kuvendit, pasi sipas tij negociatat ende po vazhdojnë.

“Duket se negociatat pas kuintave vazhdojnë por deri në këto momente nuk ka shenja të tymit të bardhë!

Sidoqoftë ajo që duket dhe lexohet deri tani është që partitë opozitare janë të vendosura për të mos lejuar që Albin Kurti të marrë një mandat të dytë kryeministri me këtë konfigurim parlamenti!” – shkroi Nela, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Këmbëngulja e Lëvizjes VETËVENDOSJE me kandidaturën e Albulena Haxhiut, një kandidaturë që nuk përbashkon përkundrazi e polarizon spektrin politik në Kuvend do të thotë që ata nuk dëshironin sot zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit!

Kjo dukej qartë edhe në gjuhën e trupit të ish Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

Duket si demokraci funksionale por në fakt është dukshëm një ngërç politik!

Duket se negociatat pas kuintave vazhdojnë por deri në këto momente nuk ka shenja të tymit të bardhë!

Sidoqoftë ajo që duket dhe lexohet deri tani është që partitë opozitare janë të vendosura për të mos lejuar që Albin Kurti të marrë një mandat të dytë kryeministri me këtë konfigurim parlamenti!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat