I plagosuri përfundoi të gjitha ekzaminimet, mbetet në trajtim në Ortopedi

Aktuale

I plagosuri përfundoi të gjitha ekzaminimet, mbetet në trajtim në Ortopedi

Më: 23 prill 2025 Në ora: 23:16
Qkuk

Një person është plagosur sonte me armë zjarri  në Rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.

Në një përgjigje, drejtori i Klinikës Emergjente, ka konfirmuar se ndaj të plagosurit të sontëm në Emshir, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Ai bënë të ditur megjithatë, se pas konsultave të nevojshme, ai mbetet ende për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë..

”Po po dihet veç që është i plagosur, gjendja stabile është, janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, dhe pas konsultave të nevojshme do të vazhdon trajtimin në klinikën e Ortopedisë”, u shpreh Naser Syla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat