Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një padi për shpifje ndaj analistit Sadri Ramabaja, për shkak të deklarimeve të tij në emisionin “Debat Plus” të transmetuar më 7 prill 2025 në RTV Dukagjini.
Balje theksoi se padia është dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga përfaqësuesi i saj i autorizuar, avokati Fanol Krasniqi.
Sipas saj, deklaratat e Ramabajës përbëjnë shpifje dhe kanë cenuar imazhin e saj publik.
“Shpresojmë që kjo padi të ndikojë sadopak në përmirësimin dhe ruajtjen e imazhit tim, i cili është cënuar nga deklarimet e tani të paditurit Ramabaja”, deklaroi deputetja.
Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për përmbajtje në deklaratat publike, duke theksuar se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm për të mos dëmtuar apo shqetësuar të tjerët.
“Për mua personalisht kanë vlerë mendimet e gjithsecilit dhe i vlerësoj ato në kuadër të kapaciteteve të mia, natyrisht përveç atyre që përmbajnë të pavërteta, janë të dëmshme apo janë dashakeqe”, tha Balje, duke shtuar se deklaratat me përmbajtje propagandistike kanë shkaktuar shqetësim jo vetëm për të, por edhe për familjen e saj.
Derisa analisti Sadri Ramabaja për Tv Dukagjinin ka thënë se është e drejtë e saj por se është i gatshëm të përballet në gjykatë.
“Është e drejtë e deputetes, por unë jam i gatshëm të përballem në gjykatë me fakte”, ka thënë Ramabaja.
Reagimi: