Krasniqi: Kosova nuk mund të mbahet peng i interesave partiake

Aktuale

Krasniqi: Kosova nuk mund të mbahet peng i interesave partiake

Më: 26 prill 2025 Në ora: 17:36
Rrezarta Krasniqi

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian për mundësinë e rrezikimit të mbështetjes financiare për Kosovën, si pasojë e mungesës së funksionimit institucional.

Në një postim në “Facebook”, Krasniqi theksoi se kjo situatë është pasojë e mungesës së vullnetit politik nga partia fituese për të formuar institucionet e vendit.

Sipas saj, kjo sjellje jo vetëm që dëmton procesin demokratik, por vë në rrezik të ardhmen ekonomike dhe zhvillimore të Kosovës.

“Kosova nuk mund të mbahet peng i interesave partiake. Është koha për përgjegjësi dhe veprim në shërbim të qytetarëve!”, ka deklaruar ajo, duke bërë thirrje për reflektim dhe marrje të përgjegjësive nga të gjithë akterët politikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat