​Berisha për konstituimin e Kuvendit: Do të shohim çka do të bëhet

Aktuale

​Berisha për konstituimin e Kuvendit: Do të shohim çka do të bëhet

Më: 27 prill 2025 Në ora: 10:08
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është shprehur skeptik për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Në vazhdimin e seancës konstituive të dielën, ai tha se do të shohin si do të veprohet në sallën plenare, derisa tha se nuk është detyrë e tij t’i bind deputetë që të zgjedhin strukturat e Kuvendit dhe rrjedhjen e afateve për formimin e qeverisë.

Berisha: Po shohim çka do të bëhet

“Po shohim çka do të bëhet...Nuk është detyrë e imja me bind njerëz me votu. Deputetët e kanë përgjegjësinë e vet dhe votën e qytetarët që e përfaqësojnë këtu”, tha ai.

Në shtatë tentime, Kuvendi ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë në dy javët e fundit. Ngërçi është tek zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ku partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar deputeten Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, mirëpo e njëjta në katër tentime ka marrë vetëm 57 vota, nga 61 të nevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat