PDK bën homazhe në Ditën e Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

PDK bën homazhe në Ditën e Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë

Më: 27 prill 2025 Në ora: 12:32
PDK bën homazhe

Me rastin e Ditës të Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së partisë, bënë sot homazhe pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, që ndodhet afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

“Në këtë ditë kujtese, ata nderuan mijëra qytetarë të Kosovës që u zhdukën me dhunë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 1600 persona vazhdojnë të konsiderohen ende të zhdukur, ndërsa familjet e tyre vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhje të fatit të më të dashurve të tyre”, thuhet ne njoftim.

Krasniqi shprehu përkushtimin e PDK-së se nuk do të ndalet në përkrahjen ndaj familjeve të personave të zhdukur dhe në kërkesën për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e dhunës dhe krimeve të luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat