Enver Hasani thotë se 10 deputetë mund t’i drejtohen Kushtetueses për një interpretim rreth ngërçit në Kuvend

Aktuale

Enver Hasani thotë se 10 deputetë mund t’i drejtohen Kushtetueses për një interpretim rreth ngërçit në Kuvend

Më: 28 prill 2025 Në ora: 23:14
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për sa i përket ngërçit në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se Kushtetuesja mund të jap konfirmim se kjo çështje është politike, e nuk mund të shkohet në zgjedhje.

Rrjedhimisht, kjo gjë mund të zgjidhet vetëm politikisht.

Deputetët kanë mundësinë disa çështje me i ngrit në Gjykatë Kushtetuese përfshi edhe kushtetueshmërinë. Kanë drejtë 10 deputetë e bëjnë kërkesën e dërgojnë Gjykatë Kushtetuese sa i përket formës, ajo forma nuk ka problem sepse është konstatu kam përshtypjen. Sa i përket përmbajtjes me arsyetu gjendjen e cila pak ka gjasa që mund të zgjidhet politikisht. Gjykata Kushtetuese e jep një interpretim të caktuar qoftë edhe me konfirmime që nuk shkohet zgjedhje dhe duhet politikisht me u zgjedh”,ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat