Gruda i qartë: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat

Aktuale

Gruda i qartë: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat

Më: 28 prill 2025 Në ora: 23:30
Përparim Gruda

Propozimi i Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit nuk po kalon, e lidhur me këtë ka folur deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda.

Ai thotë se Haxhiun si kryekuvendare nuk e voton, edhe nëse Bedri Hamza bëhet kryeministër.

“Nuk e lejojmë të ndërtohet një diktat, kur ne votojmë qysh thotë një lider politik, nuk votojmë nën diktat politik.

Edhe me kusht nëse Bedri Hamza bëhet kryeministër në fund të këtij procesi, unë nuk votoj nën diktat, as PDK-ja”, u shpreh Gruda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat