Haradinaj: Opozita mund ta bëjë Qeverinë, Hamza dhe Abdixhiku të pranueshëm për kryeministër

Aktuale

Haradinaj: Opozita mund ta bëjë Qeverinë, Hamza dhe Abdixhiku të pranueshëm për kryeministër

Më: 30 prill 2025 Në ora: 08:51
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shfaqi shpresën se mund të formohet qeveria nga partitë që ishin në opozitë në mandatin e kaluar.

Haradinaj tha se Kryeministër do të mund të bëhej Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku.

 “Jam për po. Aktualisht një të drejtë morale e ka PDK-ja se ka më së shumë vota dhe do të ishte Bedri Hamza. Po nëse do arrinin marrëveshje PDK-LDK, edhe e propozojnë Lumir Abdixhiku, për mua është i pranueshëm“. tha Haradinaj.

Ai tha se do të ishte pro formimit të një qeverie nga këto parti dhe se nuk do të kishte ndonjë kërkesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat