Prattipati takon anëtarët e Klubit të Biznesit: Lidhjet ekonomike, komponent kyç i marrëdhënies mes dy Kosovës dhe SHBA-së

Aktuale

Prattipati takon anëtarët e Klubit të Biznesit: Lidhjet ekonomike, komponent kyç i marrëdhënies mes dy Kosovës dhe SHBA-së

Më: 30 prill 2025 Në ora: 14:35
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Anu Prattipati

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Anu Prattipati, sot është takuar me Klubin e Biznesit të Kosovës.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se lidhjet ekonomike mes Kosovës dhe SHBA-së janë komponent kyç i marrëdhënies dypalëshe.

‘‘Lidhjet ekonomike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë një komponent kyç i marrëdhënies sonë dypalëshe.

E ngarkuara me Punë Anu Prattipati dhe zyrtarët e Ambasadës Amerikane patën një takim të shkëlqyer me Klubin e Biznesit të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Ne mezi presim të mirëpresim bizneset kosovare në Maryland për #SelectUSA në maj!’’, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat