Për të nëntën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës po përballet me të njëjtën situatë: mungesë votash nga pozita dhe bllokim total i procesit.
Jursiti Blerim Burjani ka thënë se në mungesë të një marrëveshjeje politike, Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të sigurojë numrat as për Kryetarin e Kuvendit, e as për formimin e Qeverisë. Opozita tashmë e ka marrë përgjigjen – VV nuk ka votat – prandaj kërkohet që ky proces i bllokuar të ndalet.
Postim i plotë:
Repriza e nëntë e njejtë!Ne Kuvend po servohet nje gjelle e njejtë!
Për të nëntën herë radhazi, në Kuvendin e Kosovës po servohet e njëjta “gjellë”: mungesë votash nga pozita dhe bllokim i plotë i procesit.
Është parë tashmë se pozita nuk i ka numrat, prandaj në mungesë të një marrëveshjeje politike dhe pa mundësi që VV të sigurojë shumicën për Kryetarin e Kuvendit e më pas Qeverinë, bllokada vazhdon.
Opozita e ka marrë përgjigjen nga Vetëvendosje se votat mungojnë. Prandaj, kërkon që ky proces të ndalet. Numrat duhet të bëhen – sepse qeveria, në këto kushte, nuk mund të formohet nga pozita. Ose qeverinë do ta formojë opozita, ose vendi shkon në zgjedhje.