Konstituimi i Kuvendit/ Ankesat për ndryshimin e metodës së votimit, Murati sqaron situatën

Aktuale

Konstituimi i Kuvendit/ Ankesat për ndryshimin e metodës së votimit, Murati sqaron situatën

Nga: A.M. Më: 1 maj 2025 Në ora: 22:16
Kuvendi i Kosovës

Më 1 maj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, gjë që u refuzua nga partitë e tjera.

Ku, me këtë rast deputetët dështuan për të nëntën herë radhazi në përpjekjen e tyre për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Ndaj këtij propozimi për votim në mënyrë të fshehtë, kishte reagime të shumta, duke e cilësuar madje si kundërkushtetues.

E për këtë, reagoi sërish ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, raporton “Bota sot”.

Ai iu përgjigj kritikave në lidhje me ndryshimin e metodës së votimit.

Murati bëri me dije se metoda e votimit nuk po ndryshohet në mes, por në fillim të procesit.

“Për ata që po ankohen se sot u ndryshua metoda e votimit në mes të procesit:

Jo, nuk po ndryshohet metoda e votimit në mes të procesit.

Metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit.

Sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri.

Prandaj secilën herë, siç edhe e keni vërejtur, në çdo proces të ri, Kryesuesi i seancës e fton përfaqësuesin e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ta propozojë nominimin për Kryetar të Kuvendit”, shkroi ndër të tjera Hekuran Murati në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Procesi i konstituimit ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat