Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci thotë se Albulena Haxhiu përsëri do të jetë kandidatja e kësaj partie për kryekuvendare.
Ai para se të nis tentimi i 11 i seancës për konstituim të Kuvendit të Kosovës, iu përgjigj edhe akuzave të deputetit të LDK-së, Paris Guri, i cili dje tha se “Faton Peci në ora 10:00 nuk duhet të vijë në Kuvend, ai duhet të shkoj në burg.
Peci: Haxhiu do të jetë kandidate
“Kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë për shkak të respektimit të vullnetit të popullit dhe në rast se kemi shumicën e nevojshme vije në shprehje se cili do të jetë emri. Besoj prapë zotëri Konjufca do ta propozoj zonjën Haxhiu për kandidate”, tha ai.
Lidhur me akuzat karshi punës së tij si ministër i Bujqësisë, Peci deklaroi se për fyerjet dhe shpifjet ndaj tij tashmë në Prokurori ka deponuar prova materiale.
Ai thotë se 24 orë është në dispozicion të institucioneve të drejtësisë për të demantuar ato që po thuhen për punën e tij.
Peci: Kurdo herë ai personi do të gjendet prapa grilave
“Unë e di që ai që e ka thënë një fyerje të tillë është konsumues i katër veprave penale dhe për çka unë i kam deponuar në Prokurori dëshmitë me provat materiale ku ka edhe dëshmitarë që ka dashur gjatë procesit zgjedhor të inskenoj kinse dhënien e përkrahjes për sektorin e bujqësisë edhe dhënë me ryshfet. Herë do kurdo ai personi do të gjendet prapa grilave …Gjithë 24 orë edhe për disa pretendime të fundit gjatë javës do t’i jap të gjitha shpjegimet dhe kam me i shkokluar dhe demantuar shumë keq sikurse i kam demantuar gjatë gjithë kohës të mandatit posaçërisht gjatë vitit të fundit sepse jam ministri ndoshta që ndoshta më së shumti përhapen shpifje dhe dezinformata”, theksoi Peci.
Sot është tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Tashmë partia e parë e cila doli në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje po tenton që kryeparlamentarin ta zgjedh me votim të fshehtë, por kjo mënyrë e votimit nuk po përkrahet nga partitë opozitare.
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamenetare.