Muhaxheri te zyrat e LDK-së: Erdha me pa kryetarin

Aktuale

Muhaxheri te zyrat e LDK-së: Erdha me pa kryetarin

Më: 6 maj 2025 Në ora: 12:39
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, nuk ka treguar nëse kjo parti po mban takim për të diskutuar ftesën e Kurtit për koalicion.

”Ndoshta ka. Unë erdha me e pa kryetarin”, ka thënë ai.

Po ashtu, edhe nënkryetari tjetër i kësaj partie, Lutfi Haziri, është parë duke shkuar në zyrat e partisë bashkë me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin.

Haziri ka thënë se s’ka ndonjë takim sot dhe se po shkon në vendin e punës, derisa ka thënë se do të kthejnë përgjigje për letrën e Kurtit “normalisht pas takimit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat